English

Brazil, një grua për presidente e vendit

Brazil, 21 shkurt, NOA - Drejtimin e një prej vendeve me rritjen më të madhe të popullsisë dhe fuqisë ekonomike mund ta marrë një grua. Në bazë të vullnetit të partisë qeveritare "Partia e Punëtorëve" në Brazil pasardhës i Presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva do të jetë një grua.

Kongresi i partisë në Brazilia propozoi shefen e deritanishme të shtabit të Silvas, ekonomisten 62-vjeçare,Dilma Rousseff si kandidate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Presidenti vetë tha para delegatëve se asnjë grua tjetër nuk është e përgatitur kaq mirë për të qeverisur vendin. Da Silva sipas kushtetutës nuk mund më të kandidojë për një mandat të tretë në postin e presidentit. Presdidenti i ri do të zgjidhet në muajin tetor.

NOA/DW

KOMENTE