English

Filmin turk "Bal" merr "Ariun e Artë"

Berlin, 21 shkurt, NOA - Ariu i artë për filmin me të mirë i takoi koproduksionit turko-gjerman "Bal"- Mjaltë, në të cilin regjisori Semih KaplanoÄŸlu rrëfen një fëmijëri nga Anadolli.

Festivali i 60-të i Filmit Berlinale në Berlin mbrëmë bëri ndarjen e çmimeve kryesore. Çmimin e madh të jurisë e fitoi koproduksioni rumuno-suedez "Nëse dua të fishkëllej, unë fishkëllej", i cili rrëfen jetën e një të riu në një shtëpi korrektimi.

Si aktorja më e mirë me Ariun e argjendtë u nderua japonezja Shinobu Terajima për rolin e saj në filmin dramatik "Caterpillar".

NOA/DW

KOMENTE