English

Gjendet 17-vjeçari i mbytur në lumë

Tepelenë, 21 shkurt, NOA - Eshtë mundësuar sot gjetja e trupit të pajetë i 17-vjeçarit, Kristo Gjoka, i cili u mbyt para pak ditësh në lumin Zagorie në Tepelenë, ndërsa kishte dalë për të prerë dru dhe kullotur bagëtinë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tepelenës, sipas të cilave trupi i të ndjerit është gjetur nga banorët e zonës dhe nga policia në ujërat e lumit Vjosë pas katër ditësh kërkime intensive.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Monikë" në anën e lumit, ku dy banorë të fshatit Peshtan të Tepelenës, kishin shkuar për të prerë dru dhe njërin prej tyre e ka marrë rrjedha e ujit, ndërsa tjetrit i ka thyer këmbën.

Ata ishin Kristo Gjoka, 17-vjeç si dhe Edmond Malaj, 46-vjeç, të cilët kanë shkuar në anën e lumit Zagorie dhe me një motosharrë kanë prerë një pemë rrap për ta hedhur në lumë me qëllim t'i ndryshonin rrjedhën atij, pasi donin të kalonin bagëtitë e trasha për t'i kullotur në anën tjetër.

Por Gjoka në momentin e fundit që rrapi ka rënë, ka rrëshqitur bashkë me pemën, duke rënë në lumë, ku rrjedha e ka marrë dhe s'ka mundur dot të dalë.

Ndërsa Mondi Malajn, e ka zënë fundi i rrapi në këmbë duke i thyer këmbën, e më pas nëpërmjet telefonit celular ka kërkuar ndihmën e njerëzve të tij, të cilët kanë shkuar dhe e kanë nxjerrë duke e transportuar për në spitalin Gjirokastër ku dhe është shtruar për të marrë ndihmën mjekësore.

n.e/NOA

KOMENTE