Rumani, 21 shkurt, NOA - Bashkë me ndihmat ndërkombëtare duket se kalojnë dhe rrjet e jashtëligjëshme të drogës. Policia e Rumanisë bëri të ditur sot se ka konfiskuar rreth 100 kilogram heroin, të fshehur në një kamion me targa të Bullgarisë, i cili transportonte ndihma humanitare për tërmetin e ndodhur në Haiti.
Policia ka arritur të zbulojë drogën me anë të qenve të stërvitur për lëndët narkotike në kufirin rumuno-bullgar.
Mediat rumune njoftojnë se drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe mund të dënohet deri në 25 vjet burg.
Sipas të dhënave jozyrtare, nga mediat romune, kamioni transportonte pasta për dhëmbë, sapunë dhe pajisje higjienike në qytetin Antverpen në Belgjikë, nga ku më pas do të lëvizte nëpër shtete të tjera.
NOA/EL