English

KESH: Kemi filluar shkarkimet e ujit

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Drejtori i Koorporatës Elektoroenergjetike, Muharrem Stojku, informoi në lidhje me situatën e hidrocentraleve kryesore në vend pas shtimit të reshjeve të shiut.

Stojku u shpreh se këtë herë mundësitë për përmbytje janë minimale. Sipas tij "reshjet do të sjellin anomali, por nuk do të ketë probleme".

Stojku theksoi se qeveria nëse do e shoh të arsyeshme do të marrë masa shtesë, duke u bazuar dhe në përvojën e muajit janar, për të eliminuar përmbytjet.

Ai informoi se kanë nisur shkarkimet nga Vau i Dejës dhe Komani, por theksoi se nuk ka asnjë të dhënë për përmbytje, siç ndodhi rreth dy muaj më parë.

KESH ka bërë të ditur se gjithë punonjësit e saj janë duke monitoruar situatën dhe duke matur prirjet e ujit në kaskadat e hidrocentraleve për të bërë më pas dhe ndërhyrjet përkatëse. Stojku u shpreh se situa nuk paraqitet alarmante.

m.xh/NOA

KOMENTE