English

Kreu i komunës Bërxull fshehu 200 mln lekë

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Kryetari i Komunës së Bërxullës në Tiranë, Ymer Marku, është paditur në prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive për fshehje të pasurisë.

Lajmi konfirmohet nga ILDKP-ja, e cila sqaron se shkak për këtë mas është mos deklarimi i plotë i pasurisë që disponon drejtuesi lokal. Sipas këtij institucioni janë pesë objekte pasurore që nuk janë deklaruar saktë nga Marku dhe që kapin vlerën e 22.656.000.

Pasuritë e padeklaruara saktë të Markut, sipas ILDKP-së, janë; Bar-Restorant Domje, vlera e deklaruar nga subjekti është 5.000.000 leke. "Nga Raportit të Vlerësimit të datës 03.02.2010 të ekspertit vlerësues, rezulton se prona objekt shqyrtimi është vlerësuar në shumën 12.591.000 lekë. Pra, është deklaruar 7.591.000 lekë më pak", thuhet në njoftimin e institucionit të kontrollit të pasurive

Objekti tjetër është autoveturë e deklaruar në vlerën 1.500.000 lekë. "Nga hetimi administrativ ka rezultuar që ky automjet është blerë në shumën 19.375 euro ose e vlerësuar me kursin e Bankës së Shqipërisë, në shumën 2.359.488 lekë. Pra, është deklaruar 859.788 lekë më pak", thuhet në njoftimin e IKLDP-së.

Gjithashtu, sipas IKLD-së, Marku ka fshehur dhe pasuritë bankare në, Tirana Bank me vlerën 11.340 euro. Depozitë afatshkurtër në vitin 2006 shuma 71.700 euro, (derdhur dhe tërhequr brenda vitit) si dhe depozitë afatshkurtër në vitin 2007, në llogarinë në lekë shuma prej 4.500.000 lekë (derdhur dhe tërhequr brenda vitit).

"Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe për subjektin Ymer Marku, me funksion kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Në përfundim të kontrollit të plotë, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera gjatë hetimit adminstrativ, si dhe ekspertiza e specializuar për vlerësimin e pasurisë, verifikimet ne terren, etj, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë lidhur me të dhënat e pasurisë së paluajtshme dhe ka fshehur likuiditete te vendosura ndër vite në bankat e nivelit të dytë", thuhet në njoftimin e IKLDP-së.

Po sipas këtij institucioni, nga hetimi administrativ ka rezultuar se pasuritë dhe interesat private të subjektit Ymer Marku, objekt i verifikimit të ILDKP, nuk mbulohen dhe as nuk justifikohen me burime të ligjshme, që në total ka vlerën 22.656.000 lekë.

m.xh/NOA

KOMENTE