Milano, 21 Shkurt NOA - Tekniku i Milanit braziliani Leonardo duket se nuk i ka kaluar mirë kritikat e presidentit të klubit Berluskoni të cilat ishin në drejtim të tij.
"Për momentin jam i qetë pasi akordi që kam me Milanin është tepër i qartë dhe në qoftë se vjen dhe një fjalë tjetër në drejtimin tim atëherë unë do të largohet pa asnjë lloj problemi", - deklaroi braziliani pas polemikës që ishte hapur ditët e fundit duke u përgjigjur deklaratës së Berluskonit. Krahas saj braziliani shtoi se një gjë e tillë ndikon negativisht në grupin e lojtarëve dhe sipas tij ajo deklaratë e Berluskonit e dëmton rëndë ekipin. Deklarate e Silvio Berluskonit ishte mjaft e qartë: "Milan i madh në qoftë se dikush do të bënte të luanin", - ku këtu është mjaft e lehtë të gjendet fajtori. r.b/NOA