Angli, 21 Shkurt NOA - Në qoftë se Arsenal do të vendosë që të mos pranojë më shërbimet e Gael Clichy në radhët e ekipit të saj, atëherë është Milani i cili do të hidhet menjëherë në sulm për të marrë kartonin e këtij lojtari.
Sipas shtypit britanik trajneri i Arsenalit Arsen Venger është i gatshëm ta lërë të lirë lojtarin në fund të sezonit edhe pse ai ka ende dy vite të tjera në kontratën e tij.
Ekipi i "topçinjve" të Londrës kërkon të marrë një sasi të mira parash duke parë që krahas Milanit në garë për të marrë lojtarin duket se është futur dhe ekipi i Realit të Madridit.
Clichy vjen pas një dëmtimi, por tashmë mund të thuhet se çdo gjë i mbetet të shkuarës pasi lojtari ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë. Milani i cili pas dorëheqjes së Paolo Maldinit nuk po gjen dot një zëvendësues të denjë në rolin e tij është hedhur në mendime serioze për marrjen e mbrojtësit të Arsenali, por kjo gjë nuk pritet të jetë e lehtë për Milanin pasi siç thamë ka një konkurrencë mjaft të fortë e cila mban emrin e Realit.
r.b/NOA