Malmë, 21 shkurt, NOA, Ramadan Reshitaj - Fundjava e kaluar në mesin e bashkëkombasëve tanë në Suedi u shënua me manifestime të ndryshme me rastin e Dyvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Një festë e madhe u organizua në qytetin jugor, në Falkenberg. Me këtë rast përpos akademisë solemne që filloi me intonimin e hymnit të Republikës së Kosovës, grupet amatore të disa shoqatave kulturore shqiptare nga qytete të ndryshme të Suedisë shfaqën një program të pasur me këngë e valle dhe me recitimin e vjershave për Kosovën.
Manifestimi u organizua nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, në gjiun e së cilit veprojnë mëse 30 shoqata anëtare, ndërsa bartëse e organizimit ishte Shoqata kulturore "Shqiponjat e maleve" nga Falkenbergu.
Duke përkujtuar dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ahmet Bella, sekrtear i Unioinit të shoqatave Shqiptare, para shumë pjesëmarrësve të këtij manifestimi, në mesin e të cilëve kishte edhe miqë suedezë, theksoi se 17 shkurti i vitit 2008, shënohet me shkronja të arta, sepse pikërisht me këtë datë u realizuan ëndrrat dhe dëshirat shekullore të kosovarëve.
Rruga deri tek dita e shpalljes së pavarësisë, nuk ka qenë as e thjeshtë edhe as e
lehtë. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Shumë shqiptarë dhe atdhetarë flijuan jetën e tyre për këtë ditë të madhe. U dashtë që të derdhet shumë gjak, u deshtë që të sakrifikohen shumë jetra njerëzish për këtë liri dhe pavarësi. Por, duke iu falenderuar mençurisë dhe veprimtarisë visionare të presidentit hostorik të Kosovës, dr Ibrahim Rugovës dhe luftës heroike të UÇK men ë krye komandantin legjendar Adem Jashari, atdheu ynë njëherë e përgjithmonë u shkëput nga kthetrrat barbare të regjimit serb. Falë këtyre sakrificave, në tokën ilire, në trollin dardan u ngrit edhe një flamur dhe u komponua edhe një hymn i ri kombëtar, tha ai.
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, theskoi në vazhdim A. Bella është, është asociacioni i vetëm i organizuar i shqiptarëve në Suedi, i cili është i pranuar dhe mbështet materialisht nga organet gjegjëse suedeze. Vperimtari kryesore e këtij unioni është ruajtja e gjiuhës, kulturës dhe e traditës kombëtare të bashkëkombasëve tanë, veprimtari kjo që zhvillohet në rrjedhshmëri në të gjitha shoqtatat tona anëtare.
Në emër të këtij unioni dhe udhëheqjes së tij, Ahmet Bella edhe njëherë falenderoi mbretërinë suedeze për angazhimin e bërë në drejtim të zgjidhjes së drejt të çështjes së Kosovës, mbështetjen që ky shtet u bën bashkëkombasëve këtu si dhe pranimin e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran ndër të parat shtete skandinave.
Në mesin e miqve suedezë në këtë kremte shqiptare ishte edhe drejtori i shkollës fillore "Tongaskolan", në ambientet e së cilës mbahej ky manifestim: "Të gjithë kosovarëve u uroj shtetin dhe pavarësinë. Unë së bashku me mësuesin Per Sjöval, ndjehemi të lumtur që edhe nxënësit tanë shqiptarë, që përmes këtij programi muzikor po kontribuojnë në pasurimin e kësaj feste", thotë ai.
Rexhep Jashari, një kushëri i afërt me komnadantin legjendar Adem Jashari, në shënimin e këtij përvjetori kishte ardhur me tërë familjen nga qyteti i Landskronës. Djali Rexhepit, Bashkimi, profesor i muzikës dhe udhëheqës artistik i Grupit muzikor "Tina", në përbërjen e të cilit janë dhe të katër çupat e tij, për të pranishmit ekzekutuan dhe kënduan disa këngë të përpunuara shqipe dhe fituan duartrokitjet e publikut.
Për Avni Beqirin, nga Falkenbergu dhe Mustafë Berishën nga Förslövi, 17 shkurti paraqet njërën ndër datat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Vlerat e kësaj ngjarjeje sidomos duhet t´i shojojnë mërgimtarët nga Kosova, të cilët deri më tash asnjëherë nuk kanë pasur mundësinë që të shijojnë dashurinë e shtetit amë dhe as ngrohtësinë e dorës së atdheut.
Ndërkaq Violeta, Shemsiu, Avniu dhe dhjetra të tjerë që për të marrë pjesë në këtë manifestim kishin udhëtuar mbi 200 kilomtera, nëpër kohë të ftohtë dhe fërfëliza bore, ndiheshin krenarë se me një program muzikor kanë mundur të kontribuojnë për shënimin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Krenar se është nga Kosova ndihej edhe Nazmi Syla që kishte ardhur nga Halmstadi e bashkë me te dhe bashkëkombasë të tjerë nga Falkenbergu, të cilët për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi kishin siguruar pije e ushqim të bollshëm.
Për të pasuruar programin muzikor të kësaj mbrëmjeje, përpos shoqatës lokale "Shqiponja e Maleve", u angazhuan edhe Ansambli muzikor "Shqiponja dardane" nga Förslövi, amatorët e Shoqatës "Alba" të Lessebos, Grupi muzikor "Nita" nga Landskrona, Grupi muzikor nga Kristianstradi dhe disa amatorë nga Karlskrona.
Gjatë programit muzikor në Falkenberg u bënë edhe xhirimet e para të filmit televiziv shqiptar "Në tokën e huaj", regjinë e së cilit po e bënë regjisori nga Kosova, Niman Muçaj, e ku njërin ndër rolet kryesore po e luan Fortes Hoti, e njohur nga nga seriali televiziv me mbi 250 episode të Televizionit të Suedisë.
Nën tingujt e ëmbël të muzikës shqipe, kënga vallja dhe hareja në Falkenberg zgjati deri në orët e hershme të ditës tjetër.
r.r/NOA