English

Sanremo, fitues dhe sharje për jurinë

Sanremo, 21 shkurt, NOA - Valerio Scanu, është fituesi i festivalit të Sanremos me këngën "Per tutte le volte che". "Fituesi më i ri për festivalin më të vjetër", ky është komenti që ka bërë prezantuesja për gjatë dhënies së çmimit për 20-vjeçarin.

Në finale ka arritur dhe trioja Pupo-Emanuele Filiberto-Luca Canonici, të cilët u renditën në vendin e dytë me këngën "Italia amore mio". Ndërsa në vend të tretë u rendit, Marco Mengoni, me këngën "Credici ancora".

"Turp dhe të shitur", këto ishin akuzat që spektatorët i bënin jurisë pas shpalljes së fituesve.

Protestat e para nisën gjatë shpalljes se eliminimeve të konkurrentëve për në fazën finale. Fishkëllimat e platesë kanë qenë më të mëdha kur nga gara u skualifikua Irene Grandi.

Por sipas gazetës "Corriere Della Sera", salla ka pasur pakënaqësinë më të madhe dhe shpërthimin e inatit në momentin që u përjashtua nga gara, Malika Ayane.

Kur në fund u kualifikua dhe këngëtarja Noemi, salla ka kuptuar se kush ishin finalistët dhe ka bërtitur: "Turp" dhe "Të shitur".

m.xh/NOA

KOMENTE