English

Seria A, mision me sukses për Romën dhe Juventus

Itali, 22 Shkurt NOA - Janë mbyllur pothuajse të gjitha ndeshjet e Seria A të kampionatit Italian me përjashtim të asaj të mbrëmjes ku Milani do të përballet në një transfertë të vështirë me Barin. Juventus ka arritur të marrë një fitore tjetër ku këtë herë ka mundur Bolognan me rezultatin 2 me 1.

Ishin bardhë e zinjtë e Zakeronit të cilët kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Diego. Më pas vendasit barazuan rezultatin me Buscé në minutën e 4 të pjesës së dytë i cili më pas u ndoq nga Candrezva të cilin Zakeroni e futi në lojë duke e zëvendësuar me Diegon dhe lojtari ia shpërbleu atij me një fitore mjaft të rëndësishme.

Një fitore tjetër e rëndësishme për këtë javë ishte ajo e Fiorentinës, e cila po kalonte një moment të vështirë në kampionat dhe arriti të kthente rezultatin në favor të saj në ndeshjen me Livornon pasi ishin të ftuarit që kaluan të parët në avantazh dhe djemtë e Prandelit me golat e realizuar nga Vargas dhe Gilardino vendosën 2 me 1 rezultatin final të sfidës.

Për t'u përmendur në këtë garë është largimi me kartonin e kuq të Raggit i cili kishte zhvilluar një lojë mjaft të mirë.Në ndeshjen midis Romës dhe Catanias ishin vendasit të cilët dolën fitues falë golit të realizuar nga Vuçiniç në minutën e 18 të pjesës së parë duke rihapur kampionatin Italian pasi ata momentalisht ndodhen në vendin e dytë dhe tashmë me një diferencë pikësh prej vetëm pesë të tilla nga Inter.

KOMENTE