English

Udineze, kthehet Marino

Itali, 21 Shkurt NOA - Një vendim jo shumë i zakonshëm ai të cilin e ka marrë ekipi i Udinezes në mbrëmjen e djeshme, ku Giampaolo Pozzo ka hequr nga detyra e trajnerit, Gianni De Biasin, i cili ishte aktualisht në këtë rol.

Për të zëvendësuar atë, Udineze është rikthyer nën drejtimin e ish teknikut të tyre Pasquale Marino ku kujtojmë që ai u hoq nga presidenti i Udinezes para tetë javësh. Një rikthim ky i Marinos i cili do të drejtojë ekipin bardhë e zi deri në fund të këtij sezoni.

Ky lajm u bë zyrtar nga vetë siti i klubit të Udines të cilët më këtë ndërrim të pankinës shënojnë numrin 14 të tyre në të gjithë kampionatin e Seria A për këtë sezon.

r.b/NOA

KOMENTE