English

Vdes ish sekretari i shtetit Aleksandër Heig

Baltimora, 21 shkurt, NOA - Ish sekretari amerikan i Shtetit, gjenerali me katër yje në pension dhe ish kandidat për president, Aleksandër Heig vdiq mbrëmjen e djeshme në moshën 85 vjeçare.

Pjesëtarët e familjes thanë se Heig vdiq në një spital të qytetit të Baltimorës nga komplikacionet e një infektimi.

Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Barak Obama e quajti zotin Heig një amerikan të madh që i shërbeu vendit në mënyrë të shkëlqyer.

Heig shërbeu nën tre presidentë, Riçard Nikson, Gerald Ford dhe Ronald Reagan.

Pas një karriere ushtarake gjatë të cilës ai mori pjesë në luftën e Koresë dhe në Vietnam, Heig iu bashkua administratës së presidentit Nikson në vitin 1970 si anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Më pas ai u bë shef i personelit të Presidentit Nikson.

Aleksandër Heig shërbeu për një kohë të shkurtër në administratën Ford, para se të emërohej komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë. Ai u kthye në Uashington në vitin 1981 dhe shërbeu si sekretar i Shtetit për një vit nën presidentin Ronald Reagan.

NOA/VOA

KOMENTE