Bruksel, 22 shkurt, NOA - Bashkimi Evropian duket të jetë më i interesuar se kurrë lidhur me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Nga njëra anë, ai ka dërguar një delegacion për të biseduar me palën shqiptare, ndërsa nga ana tjetër Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, që drejtohet nga baronesha Ketrin Eshton, pritet të artikulojë sot një deklaratë mbi negociatat e drejtuara nga presidenti Topi, për arritjen e një marrëveshje rreth saj.
Pak ditë më parë, Eshton tha nga Prishtina ku ka qenë për një vizitë zyrtare se Shqipëria rrezikon integrimin në Bashkimin Evropian nëse situata vazhdon të jetë e nderë politikisht.
Ndërkaq, në takimin e sotëm të Brukselit bëhet me dijeni se do të diskutohen edhe negociatat e Bashkimit Europian me Malin e Zi, si edhe ndihma për Haitin.
n.e/NOA