Tiranë, 22 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka informuar deputetët e Partisë demokratike në lidhje me takimin e zhvilluar me delegacionin e Këshillit të Europës.
Kryeministri u shpreh se takimi ka qenë i frytshëm dhe ai u ka theksuar dhe një herë të dërguarave të KiE-së, disponibilitetin e mazhorancës për zgjidhjen e sitatës. Por kreu i qeverisë ka theksuar se diskutimet me opozitës mund të bëhen vetëm në nivel bilateral.
Deklarata e kreut të qeverisë për takimin me delegacionin u bë sot gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai informoi se gjatë takimit me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu, ka falënderuar këtë institucion për rezolutën që ka mbajtur për zgjedhjet në Shqipëri.
Berisha ka vlerësuar të gjitha qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe mendimet pozitive që kanë dhënë për situatën politike në vend.
m.xh/NOA