English

Delegacioni i KiE mbledh trojkën e politikës

Tiranë, 22 shkurt, NOA Update - Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës është duke zhvilluar në këto momente një takim të dytë, pas atij të paradites, në zyrën e Presidentit Topi, ku të pranishëm janë edhe kryeministri Berisha e kreu i opozitës Rama.

Ky në fakt shënon edhe takimin përmbyllës të turit intensiv të takimeve intensive që ky delegacion ka zhvilluar sot në Tiranë, me krerët kryesorë politikë në vend si Berisha, Topalli, Topi dhe Rama.

Ndërkaq, tani pritet që në prani të tre aktorëve kryesorë të politikës në vend, delegacioni i Këshillit të Evropës, të dalë edhe me gjëra konkrete sa i takon formulës së zgjidhjes së krizës politike.

Gjatë takimit të paradites me presidentin Topi, reporterët e Këshillit të Evropës, shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE