Tiranë, 22 shkurt, NOA Update - Sapo ka mbërritur në Presidencë delegacioni i Këshillit të Evropës, i përbërë prej 10 komisionerësh, kryesuar nga presidenti i Asamblesë, Mevla¼t Çavusoglu, ku ka nisur një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Gjatë këtij takimi, bëhet me dijeni paraprakisht se delegacioni do të njihet me ecurinë e negociatave të deritanishme që janë zhvilluar nga presidenti Topi për zgjidhjen e krizës.
Përveç Çavusoglu, gjatë këtij takimi, të pranishëm janë edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David Uilshire.
Më tej, thuhet se delegacioni i përbërë nga rreth 10 komisionerë evropianë, do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.
Ndërkaq, delegacioni bëhet me dijeni se do të rikthehet rreth orës 17.00 në Presidencë, ku për rreth një orë do të ketë një takim përmbledhës me presidentin për gjithçka ka dëgjuar nga palët mbi zgjidhjen e krizës.
n.e/NOA