English

Delegacioni i KiE takim me Berishën

Tiranë, 22 shkurt, NOA Update- Delegacioni i Këshillit të Evropës ka mbërritur në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kreun e qeverisë, Sali Berisha. Më herët delegacioni pati një takim me kreun e shtetit Bamir Topi. Takimi i cili u zhvillua në Presidencë, zgjati rreth 60 minuta. Më pas delegacioni i përbërë nga 10 komisionerë takoi edhe kryeparlamentaren Topalli.

Në takimin me kreun e shtetit, delegacioni i KiE-së ka vlerësuar rolin e Presidentit në gjetjen e konsensusit mes palëve.

Gjithashtu, ata kanë shprehur dhe vlerësimin për rolin e kreut të shtetit në funksion të zbatimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në takimin me kryeministrin Berisha, të dërguarit e KiE-së do të njihen më nga afër me pozicionin e palëve dhe argumentet e mazhorancës.

m.xh/NOA

KOMENTE