English

Dorëhiqet gjykatësi i Kurtit

Prishtinë, 22 shkurt, NOA - Avokati mbrojtës i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë procesit gjyqësor të Eulex-it kundër tij, Ramiz Krasniqi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Përmes një letre të posaçme, bërë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, Krasniqi konfirmon se arsyeja kryesore e dorëheqjes nga një detyrë e tillë sipas tij, është fakti se ai e cilëson si të gjykuar politikisht çështjen e hapur kundër Kurtit dhe madje "shpreh brengën se ai nuk do të gjykohet siç duhet nga Eulex".

Nga ana tjetër, Krasniqi sqaron se akti i tij ndërmerret edhe në shenjë solidariteti ndaj kolegëve të tij, të cilët e kanë bojkotuar këtë proces gjyqësor, të hapur ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që dy vjet më parë.

"Eulex-i nuk është palë neutrale në këtë proces dhe ka si qëllim t'i mbyllë gojën Kurtit", thotë hapur Krasniqi në letrën e tij drejtuar gjykatësit të procesit në fjalë, Ferdinanco di Mongeot.

n.e/NOA

KOMENTE