Florida, 22 shkurt, NOA - Anija kozmike amerikane, Endeavour, është kthyer nga një udhëtim hapësinor, i cili zgjati dy javë. Mësohet se ajo ka realizuar me sukses uljen në qendrën kozmike "Kenedi" në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e përfunduar kështu me sukses misionin e saj dyjavor në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Gjatë qëndrimit në këtë stacion, bëhet me dijeni se gjashtë anëtarët e ekuipazhit të saj punuan në instalimin e modulit të ri dhe i ndërmorën tri dalje në gjithësi, për ta bërë modulin operacional.
n.e/NOA