Uashington, 22 shkurt, NOA - Federata Ndërkombëtare e Futbollit në konferencën e tretë ndërkombëtare për mjekësinë dhe futbollin ka ngritur shqetësimin mbi përdormin prej futbollistëve të të ashtuquajturave "bimë mjekësore afrikane". Këto të fundit, ekspertët e FIFA-s nuk janë fort të bindur nëse kanë vetëm veti kuruese, apo përmbajnë edhe substanca që japin efekte të ngjashme me ato të dopingut tek sportistët.
Shqetësimi i FIFA-s ngrihet në një kohë kur 32 ekipet finaliste në kampionatin e afërt botëror "Afrika e Jugut 2010" kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër përdorimit të substancave narkotike nga futbollistët.
Megjithatë, FIFA ka ngritur shqetësimin rreth përdorimit të bimëve mjekësore afrikane. Kreu i komisionit mjekësor të FIFA-s tha se komisioni "ka pak njohuri rreth bimëve mjekësore afrikane, një pjesë e të cilave ndikojnë në përmirësimin e cilësive fizike".
Nga ana tjetër analizat mund të rezultojnë pozitive, në kohën që futbollisti nuk ka marrë substanca narkotike, por vetëm bimë mjekësore të traditës afrikane.
n.e/NOA