Tiranë, 22 shkurt, NOA - Policia e Tiranës ka arrestuar një 42 vjeçare për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Ndalimi është bërë pas një vendimi që Gjykata e Shkodrës ka dhënë për dënimin e saj me 4 muaj burg.
Sipas policisë arrestimit i saj është bërë në Tiranë nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve.
Shtetasja Elisabeta Kola (Liço), është banuese në Beltojë të Shkodrës. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar atë më datën 04 nëntor 2008.
Dënimi i saj më katër muaj është bërë për "Ushtrimit të prostitucionit", vepër penale e parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
m.xh/NOA