Bruksel, 22 shkurt, NOA - Komisioni Evropian ka hedhur poshtë informacionet se do të ketë një paketë financiare në vlerë 20-25 milionë euro për të ndihmuar ekonominë greke.Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Amadeu Altafaj.
Ai deklaroi se "nuk ekziston ndonjë plan i tillë", pasi Greqia nuk ka kërkuar asnjë euro të vetme për të kapërcyer situatën e rëndë ekonomike ku gjendet.
Dy ditë më parë, kryeministri grek, Papandreu u shpreh se Greqi ka nevojë dhe për mbështetjeje politike, duke qenë se situata e saj ekonomike do të jap ndikim dhe në vendet e tjera.
Maqedonia, Bullgaria, Shqiperia dhe vende të tjera të rajoni janë vendet që shikohen si të rrezikuara nga kriza e ekonomisë greke.
Defiçiti buxhetor i Greqisë ka arritur në nivelin rekord të 12.7%, duke rrezikuar gjithë ekonomitë e eurozonës. Kufiri i defiçitit buxhetor në vendet e eurozonës është 3%.
NOA/EL