English

Mbërrin sekretarja franceze për Tregtinë

Tiranë, 22 shkurt, NOA - Sekretarja e Shtetit për Tregtinë e Jashtme do të vizitojë Shqipërinë, Anne Marie Idrac, do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë nga data 22-26 mars. Lajmi konfirmohet nga ambasada franceze në Tiranë, sipas të cilës ajo gjatë takimeve të parashikuara në Shqipëri, do të flasë mbi rëndësinë që i kushton Franca dinamikës evropiane të këtij vendi dhe do të shprehë mbështetjen e saj për rritjen e pranisë franceze në Shqipëri.

"Kjo do të thotë se do të konfirmojë vullnetin tonë politik për rritjen e këmbimeve tregtare me këtë vend, i cili ka një potencial ekonomik të madh dhe është që prej dhjetorit 2009 kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian", thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.

Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se në Serbi, Anne-Marie Idrac do të konfirmojë mbështetjen e Francës për afrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojë rritjen e pranisë së ndërmarrjeve franceze në Serbi, pikërisht në projektet e mëdha, në fushat e infrastrukturës dhe të transporteve.

Tregu serb, i cili përbën shtyllën kurrizore të Ballkanit, është shumë konkurrues dhe ka tërhequr tashmë disa vende të Bashkimit Evropian, citon ambasada franceze.

Duke shtuar, se Në të dy vendet Ballkanike, pjesëmarrja franceze në treg është akoma shumë e vogël në krahasim me potencialin e cilësisë së marrëdhënieve tona politike, kulturore dhe historike.

Për këtë arsye, konsiderohet se kjo vizitë, së bashku me përfaqësuesit e rreth njëzet sipërmarrjeve franceze, do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me këto vende.

n.e/NOA

KOMENTE