Londër, 22 shkurt, NOA - Brenda 6 javëve të fundit, çmimi i naftës nëpër tregjet botërore ka arritur të shënojë nivelin më të lartë që ka patur ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja, sipas të cilave kjo gjë po ndodh në një kohë kur monedha e përbashkët evropiane, Euro, ka vazhduar të mbivlerësohet ndaj dollarit amerikan. Konkretisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuçi naftë u shit deri në 80.47 dollarë për fuçi, në një kohë që në Londër u kap shifra e 78 dollarëve.
Por sipas ekspertëve të ekonomisë, në këtë rritje të çmimeve të naftës ka ndikuar edhe lajmi për ndërtimin e armëve nukleare të Iranit si dhe kërcënimet për grevë të punonjësve të rafinerive të naftës në Francë.
n.e/NOA