English

NATO vret gabimisht 33 civilë afganë

Kabul, 22 shkurt, NOA - Të paktën 33 civilë afganë kanë mbetur të vrarë gjatë një ofensive të fuqishme ushtarake të ndërmarrë në Afganistan nga forcat ndërkombëtare të NATO-s. Kanë qenë bombardimet e avionëve të cilët kanë vënë në shënjestër njerëzit e thjeshtë në provincën e Uruzganit, duke shkaktuar me dhjetëra të vrarë, mes tyre edhe shumë gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Nga ana e saj qeveria e Afganistanit e ka cilësuar sulmin vdekjeprurës për dhjetëra shtetarë të saj, si "të pajustifikueshëm".

Ndërsa, NATO deklaroi nga ana tjetër tha se sulmi ajror kishte në objektiv kryengritës, të cilët mendohet se po shkonin për të sulmuar trupat aleate.

Në një deklaratë të NATO-s thuhej se pas sulmit, forcat e NATO-s gjetën viktima gra dhe fëmijë dhe i transportuan ata tek objektet mjekësore.

n.e/NOA

KOMENTE