English

Në Madeira, po nisen ekipe shpëtimi

Madeira, 22 shkurt, NOA - Ekipe të shumta shpëtimi janë duke punuar pa ndërprerje në ishujt Madeira të Portugalisë për shpëtimin e personave që mund të jenë nën gërmadhat e shkaktuara nga vërshimet dhe shembja e dheut. Deri tani, mësohet se prej tyre deri tani kanë humbur jetën 42 vetë, ndërsa së paku 120 të tjerë janë lënduar. Kanë qenë reshjet e mëdha dhe shembja e dheut, të cilat kanë shkatërruar rrugët, urat dhe ndërtesat në qytetin më të madh të këtij ishulli, Funçal si dhe në vendbanimet e tjera.

Por dëmtime të mëdha ka patur dhe përgjatë bregdetit jugor të vendit, ndërsa banorët e ishullit dhe pushuesit atje kanë mbetur pa ushqime dhe ujë.

Kjo ishte stuhia më e fuqishme që kishte përjetuar ishulli që prej dy dhjetëvjeçarësh.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Rui Pereira tha se do të dërgoheshin ekipe të tjera të emergjencës për të ndihmuar.

n.e/NOA

KOMENTE