Tiranë, 22 shkurt, NOA - Një delegacion i Këshillit të Evropës prej 10 komisionerësh, kryesuar nga presidenti i Asamblesë, Mevla¼t Çavusoglu do të nisë sot në Tiranë "turin" e takimeve me personalitete të larta të politikës, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike. Përveç Çavusoglu, pjesë e këtij misioni të KiE do të jenë edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David Uilshire.
Bëhet me dijeni se fillimisht, delegacioni do të rezervojë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi, në orën 09.15, për të vijuar rreth orës 12.00 një takim me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.
Ndërsa në orën 15.00 është parashikuar që ky delegacion i lartë të zhvillojë një takim edhe kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të selisë rozë.
Dhe pasi të kenë dëgjuar të gjitha opsionet e palëve mbi krizës, delegacioni do të mblidhet sërish në Presidencë në orët e pasdites për t'u takuar me presidentin Topi.
Në fund, delegacioni pritet që të dalë me një rezultat konkret mbi krizën politike në vend.
n.e/NOA