Uashington, 22 shkurt, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë publik planin e tij të kompromisit rreth reformës shëndetësore në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për një plan me vlerë prej 1 trilionë dollarësh, i cili synon t'u ofrojë shërbime shëndetësore më shumë se 31 milionë amerikanëve që nuk janë të siguruar. Bëhet me dijeni se gjatë javës presidenti Obama do ta diskutojë planin me përfaqësuesit e demokratëve dhe republikanëve në Kongres.
Reforma në sigurimet shëndetësore ka qenë një nga premtimet kryesore të Obamas gjatë fushatës zgjedhore.
Diskutimi i saj ka ndezur mjaft debate në Senatin amerikan, në një kohë që ajo arriti të kalojë me shumë vështirësi në votimet e javëve të fundit.
n.e/NOA