Itali, 23 Shkurt NOA - Gjesti i prangave që bëri Mourinjo në ndeshjen e së shtunë me Samdorian i kushtuina mjaft shtrenjtë Mourinjos i cili për kët arsye do të vuajë një pezullim prej ndeshjesh në kampionatin Italian.
Gjykatësi sportiv Giampaolo Tosel ka ndëshkuar Mourinjon sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes ai pothuajse ka kontestuar çdo vendim të gjyqtarit dhe këtë gjë e ka bërë me sjellje jo të hijshme ku, gjykatësi krahas pezullimit prej tre ndeshjesh në Seria A, i ka dhënë portugezit një gjobë e cila kap vlerën e 40 mijë eurove Menjëherë ka ardhur dhe replika e portugezit i cili ka deklaruar se ky gjest është keqinterpretuar pasi sipas tij ai ka dashur të thotë se dhe në qoftë se do ta arrestonin ekipi i tij do të arrinte të fitonte. r.b/NOA