Brazil, 22 Shkurt NOA - " Në vitin 2011 do të jap dorëheqjen time nga sporti i futbollit si një protagonist", - këto kanë qenë fjalët e fenomenit brazilian Luis Nazario De Lima Ronaldo i cili ka pohuar se do të largohet nga sporti i futbollit.
Lojatri gjithashtu shtoi se do të ishte i gatshëm në qoftë se ekipi i tij, Corinthians, do të pranonte që të bënte Ronaldon një ambasador të jashtëm të kësaj skuadre. Braziliani i cili ka dhuruar spektakël dhe një mori golash për ekipet në të cilat ka luajtur ka theksuar se ka zgjatur kontratën e tij për një muaj e gjysëm domethënë deri më 31 dhjetor të vitit 2011dhe do të jenë pikërisht këto dy vitet e fundit, të karrierës së tij pas ai në përfundim të tyre ai do të japë dhe dorëheqjen. "Shpresoj të argëtohem dhe ta mbyll karrierën si fitues", - ishin fjalët e fundit të fenomenit brazilian në këtë deklaratë të bërë të ditur nga vetë ai. r.b/NOA