Itali, 22 Shkurt NOA - Jemi në prag të supersfidës e cila është e vlefshme për një të tetat e Champions League ajo midis Interit të Mourinjos dhe Çelsit të Ançelotit.
Ky takim është në program ditën e mërkurë në mbrëmje dhe do të luhet në stadiumin "San Siro" të Milanos ku do të jetë dhe një sfidë e vërtetë dhe midis teknikëve të skuadrave përkatëse.
Për këtë sfidë "blutë" londinezë janë mjaft të entuziazmuar ku ka menduar vetë trajneri i tyre Ançeloti i cili ka deklaruar se Çelsi do të jetë makthi me i keq për Interin.
Për sa i përket ziklatërve ata do të luajnë pa mbrojtësin e tyre Santon i cili nuk arriti të rikuperohej dot për këtë ndeshje. Një lajm i mirë për Inter është se në dispozicion të teknikut Mourinjo do të jetë dhe Baloteli, i cili mund të quhet arma plus për ekipin në këtë sfidë.
Ai që mbete ende në dyshim është portieri i zikaltërve Julio Cesar i cili është përfshirë në një aksident rrugor me makinën e tij dhe ka pësuar disa plagë të lehta në fytyrë ku për këtë arsye prezenca e tij mbetet ende për tu vendosur
r.b/NOA