English

Trafiqet, 105 persona në skemën e ndihmës

Tiranë, 22 shkurt, NOA - Rreth 105 viktima të trafikut, të evidentuara nga qendrat e rehabilitimit që janë ngritur në disa qytete të vendit, do të përfitojnë ndihmë ekonomike. Projektligji për shërbimet shoqërore i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë e ka përfshirë këtë kategori në grupin e përfituesve të ndihmës ekonomike.

Komisioni kuvendor për punën e çështjet sociale diskutoi të hënën, nen për nen ndryshimet e projektligjit që ka të bëjë me administrimin e qendrave për rehabilitimin e viktimave të trafikut.

Sipas draftit me ndryshime, mësohet se nga buxheti i shtetit do të programohen çdo vit për ministrinë e Punës, fondet për financimin e shërbimeve të për kujdesit shoqëror për viktimave trafikimit, të cilat i transferohen organeve të qeverisjes vendore ku funksionojnë këto qendra.

"Qendrat do ta përfitojnë financimin, vetëm nëse ato kanë një marrëveshje tripalëshe me Shërbimin Social Shtetëror dhe njësinë e qeverisjes vendore ku ofrojnë shërbimin.

Në marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve si dhe struktura e qendrës që do të mbikëqyrë administrimin", thuhet në projektligj.

Buxheti për 105 viktimat që do të përfitojnë ndihmë ekonomike është përllogaritur në shifrën e 3.3 milionë lekëve.

Pagesa mujore për çdo person do të jetë 2600 lekë në muaj.

b.a/NOA

KOMENTE