Kabul, 23 shkurt, NOA - Me anë të një ligji të posaçëm, presidenti afgan Hamid Karzai ka nënshkruar heqjen e vëzhguesve të huaj nga trupa e cila mbikëqyr një proces zgjedhor. Në këtë mënyrë, i bie që Karzai të sigurojë kontrollin mbi Komisionin e pavarur për Mbikqyrjen e Zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, ai dëshiron që të minimizojë me reformat influencën nga jashtë gjatë një procesi zgjedhor.
Forumi i kishte mohuar Karzait vitin e kaluar fitoren në raundin e parë zgjedhor, pasi kishin qenë numëruar rishtas miliona vota. Pas tërheqjes së rivalit të tij kandidat në balotazh, Karzai u zgjodh president i vendit.
n.e/NOA