English

BE: Serbia e ka humbur Kosovën

Beograd, 23 shkurt, NOA - Diplomatët e Bashkimit Europian me seli në kryeqytetin serb, deklarojnë se Serbia duhet të kuptojë që Kosova nuk do të kthehet më në autoritetin e saj.

"Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo është situatë e pakthyeshme", i tha ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransua Terral, së përditshmes serbe Veçernje Novosti.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe përfaqësuesi gjerman. Ambasadori gjerman Volfram Mas, i tha gazetës Pres se "për ne Kosova është fqinje e Serbisë" dhe se "Kosova nuk mund të kthehet nën krahun e autoritetit të Beogradit".

NOA/EL

KOMENTE