Tiranë, 23 shkurt, NOA - Qeveria shqiptare ka kërkuar nga qeveria e Kroacisë që të shikojë mundësinë e liberalizmi të vizave për qytetarët e shqiptarë që udhëtojnë në këtë vend.
Ky qëndrim i është transmetuar zëvendëskryeministres kroate, Durda Adlesic, nga kryeministri shqiptare, Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar sot.
"Kryeministri Berisha falënderoi Zëvendëskryeministren kroate për asistencën që specialistët kroatë po i japin Shqipërisë në përgatitjen e përgjigjeve për Pyetësorin e Komisionit Evropian. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha u shpreh edhe për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve. Kryeministri Berisha sugjeroi shqyrtimin e mundësisë së një regjimi liberal vizash për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë nëpër Kroaci për arsye pune apo turizmi", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë në lidhje me takimin mes Berishës dhe Adlesic.
Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.
Ai ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe bashkëpunimin e ngushtë të të dy vendeve tona në procesin e anëtarësimit në NATO, si dhe vlerësoi progresin e shënuar nga Kroacia në drejtim të integrimit evropian.
m.xh/NOA