English

Divorcet? Më shumë te familjet 1-fëmijëshe

Romë, 23 shkurt, NOA - Familjet që kanë vetëm një fëmijë, janë më të priturat për divorc. Një fakt të tillë e tregon një studim i ri, sipas të cilit, është pikërisht numri i fëmijëve i cili ndikon në mënyrë të tërthortë tek ndarja e çifteve, edhe pse kjo pak njerëzve u bie në sy.

Të dhënat e studimit në fjalë tregojnë sesi çiftet të cilët kanë vetëm një fëmijë kanë një tregues prej 30 % më shumë rrezikshmëri për t'u ndarë në krahasim me çiftet që kanë më shumë fëmijë ose nuk kanë fare të tillë.

Madje, thuhet se nëse i bie të krahasojmë edhe grupet e këtyre dy të fundit, divorcet janë të rralla te familjet që kanë më shumë fëmijë.

n.e/NOA

KOMENTE