English

Fëmija me HIV, shoqata: Cënim të drejtash

Belsh, 23 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Vajza dy-vjeçare e infektuar me HIV- Aids në Belsh nuk përbën rrezik për frekuentimin e kopshtit apo ambienteve te tjera larg komunitetit. Shoqata e personave që jetojnë me HIV, ka deklaruar se që nga viti 2008, sanksionohet me ligj që personat e infektuar nga ky virus nuk përjashtohen nga shoqëria. "Që prej dy vitesh ka hyrë në fuqi ligji për HIV-AIDS në të cilin nënvizohet fakti se kjo kategori nuk përjashtohet nga qeveria për sëmundjen nga e cila është prekur.

Reagimi i prindërve është i pritshëm por jo i drejtë", tha kryetarja e shoqatës.

Sipas saj, reagimi i tyre është i padrejtë pasi ata kërkojnë respektimin e lirive e të drejtave të tyre, por cënojnë të drejtat e vogëlushes së sëmurë me HIV.

"Liria e individit kufizohet aty ku cënon lirinë e tjetrit", thotë përfaqësuesja e shoqatës së personave me HIV .

Në vendin tonë numërohen 19 fëmijë të tjerë me HIV, të cilët frekuentojnë shkollat dhe ambientet e tjera shoqërore të paidentifikuar si të tillë.

Përfaqësues të shoqatës shprehen se shumë shpejt kjo ëështje do të zgjidhet institucionalisht.

n.e/NOA

KOMENTE