Harvard, 23 shkurt, NOA - Kontesti për emrin është çështje e vështirë, por është koha që të zgjidhet. Kështu ka porositur ndihmës-sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Gordon. Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në Universitetin Harvard, duke e shpjeguar politikën e presidentit Barak Obama drejt Evropës Juglindore. "Problemi rreth emrit me Greqinë është pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO", tha Gordon dhe kërkoi zgjidhjen e saj.
"E dimë se kjo është çështje e vështirë, por tani është koha për lidership inkurajues politik që do ta zgjidhë problemin dhe njëherësh do ta promovojë stabilitetin politik dhe mundësitë ekonomike të Evropës Juglindore", tha përfaqësuesi i departamentit të Shtetit, i angazhuar për çështje evropiane dhe euro-aziatike.
NOA-INA