English

Julio Cesar në sfidë me Çelsin

Itali, 24 Shkurt NOA - Ishin rritur së shumti zërat të cilat flisnin për portierin e Interit Julio Cesar i cili mund të mungonte në supersfidën e zikaltërve në Champios Leagu me Çelsin e Ançelotit. Kjo gjë erdhi pas aksidentit rrugor në të cilin u përfshi portieri i cili nuk duket se ka marrë goditje të forta përveç disa plagëve të lehta në fytyrë. Ai ka bërë një stërvitje të veçuar ditën e sotme dhe deri para njëzet e katër orëve thuhej se ishte në dyshim për këtë sfidë.

Tashmë sipas burimeve të medieve italiane thuhet se portieri edhe pse ka zhvilluar një seancë stërvitore të veçuar do të jetë prezent në ndeshjen e së mërkurës dhe për këtë gjë uk mendohet se do të ketë asnjë lloj problemi.

r.b/NOA

KOMENTE