English

Juventus kërkon të përforcojë mbrojtjen me Mexes

Torino, 23 Shkurt NOA - Juventus është hedhur në merkato për të kërkuar një mbrojtës i cili mund të përforcojë këtë repart të tyre dhe emri më i përfolur kohët e fundit në ambientet e klubit është ai i lojtarit të Romës Felip Mezes. Kjo tratativë e ka patur nismën e saj ku është zhvilluar takimi i parë midis dy drejtuesve të klubeve.

Drejtuesit e Romës kanë kërkuar një shumë mjaft të madhe e cila nuk është pëlqyer nga ata të Juventusit, pasi bëhej fjalë për një shifër e cila arrinte tek 16 milion euro. Synimi i bardhë e zinjve është që të ulin këtë shumë dhe të bien dakrod me një tjetër duke futur dhe lojtarë të tjerë në këtë marrëveshje.

Duke parë që tekniku i romës Klaudio Ranieri preferon më shumë Burdison të cilin e ka dhe si zgjedhje të parë, Mexes mund të kalojë tek Juventus dhe të dy klubet të bien në akord me një marrëveshje e cila mund të kënaqë të dy palët.

Flitet se Juventus mund të fusë në këtë marrëveshje dhe kartonët e lojtarëve si Crisitio dhe Palladino të cilët tashmë janë në radhët e ekipit të Xhenovas.

r.b/NOA

KOMENTE