Itali, 23 Shkurt NOA - Për sa i pëket sfidës të së mërkurës asaj midis Interit dhe Çelsit trajneri kuq e zi i Milanit nuk ka asnjë dyshim mbi tifozerinë që do të bëjë ai.
"Jam shumë i lidhur me Ançeltoin dhe në këtë sfidë dua që të fitojë ai", - deklaroi Leonardo duke shprehur dëshirën e tij që Çelsi të fitojë këtë ndeshje.
Tekniku brazilian gjithashtu ka shtuar se nga ekipet Italiane janë ende në garë Milan dhe Fiorentina të cila do të zhvillojnë ndeshjet e tyre respektive javën e ardhshme dhe sipas tij për ekipin e tij ekzistojnë ende mundësitë për tu kualifikuar.
Për sa i përket polemikës në të cilën ishte përfshirë javën e fundit tekniku brazilian është shprehur se tashmë ajo i përket së kaluarës dhe gjithçka është e qetë.
r.b/NOA.