Moskë, 23 shkurt, NOA - Në Tiranë askush nuk e ka marrë seriozisht ndonjëherë herë termin Shqipëri e madhe. Por nuk ndodh kështu për vendet e tjera. Një prej mediave më presigjoze ruse, Pravda, në një nga numrat e saj të ditëve të fundit i kushton një artikull të gjatë çështjes së ka të bëjë me Shqipërinë e madhe.
Shkrimi i botuar në agjencinë on-line bënë një përshkrim të situatës në rajon, duke u ndalur në çështje e Kosovës. Shpallja e Pavarësisë dhe qëndrimi serb duket se është dhe arsyeja që ka nxitur shkrimin, me një titull ironik. "Shqipëria e Madhe pretendon të jetë gjysma e Europës".
Artikulli i referohet qëndrimi të qeverisë shqiptare, duke nxjerrë nga arkivat dhe një letër që Enver Hoxha i dërgonte në Stalinit për bashkimin e trojeve.
"Shqipëria u krijua në 1912, por kjo nuk solli bashkimin e të gjithë shqiptarët. Dhe qysh atëherë autoritetet e këtij vendi kanë bërë thirrje për rishikimin kufijve në Ballkan. Për shembull, ish udhëheqësi komunist Shqiptar, Enver Hoxha i shkroi Stalinit në 1949,: "Ne besojmë se Kosova dhe Metohija është pjesë e kufirit me Shqipërinë. Popullata shqiptare në Maqedoni do që të jetë e bashkuar me Shqipërinë", thuhet në artikull.
Duke komentuar këtë si fakt historik artikulli thekson se shpallja e Pavarësisë së Kosovës "është hapi i parë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, e cila, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hyjë në disa zona të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi dhe Greqisë".
Artikulli e vlerëson këtë përpjekje dhe si një lobing ndërkombëtar, duke përmendur emrat e një sërë shqiptarësh të njohur si pjesë e këtij plani. "Qindra mijëra shqiptarët që jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Shumë prej tyre janë shumë ndikim. Për shembull, ish-drejtorin e CIA George Tenet. Ylli i filmave të Hollivudit James Belushi, dhe ish kongresmeni nga Nju Jork Joseph Diogardi ... Rastësisht, anëtarë të pasur të diasporës shqiptare të japë një shumë të parave për të mbështetur në plan global të bashkatdhetarëve të tyre në Ballkan", thuhet në artikull.
Në një vështrim, që pretendon të jetë historik, gazeta ruse vlerëson se Kosova është serbe duke përmendur kishat e shumta ortodokse që janë atje, që sipas artikull shkuesit datojnë shumë herët.
Por duke u kthyer në kohët e sotme, rrëzimi i paktit detar me Greqinë, nga gazeta ruse cilësohet dhe si një pretendim terrirorial i Shqipërisë ndaj fqinjit jugor. Dhe kjo sipas artikull shkuesit është tentativa e Shqipërisë për të zgjeruar territoret e saj.
m.xh/NOA