English

Meta pret zv/kryeministren e Kroacisë

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti nÑ‘ njÑ‘ takim tÑ‘ veçantÑ‘ sot zv/kryeministren e Kroacisë, Durda AdleÅ¡ić, e cila ndodhet për një vizitë dy-ditore në Tiranë. Bëhet me dijeni se ata ndanë së bashku vlerësimin se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve është shprehje e vullnetit tashmë të konsoliduar politik mes të dy qeverive.

Në këtë kuadër, të dy palët shprehën vullnetin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, me qëllim që ai të ngrihet në nivelin e marrëdhënieve politike dhe t'i përgjigjet potencialeve të dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të procesit integrues të dy vendeve drejt anëtarësimit në BE, pavarësisht shkallës së arritjeve të secilit vend. Temë e rëndësishme ishte edhe procesi i liberalizimit të vizave mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale dhe në veçanti lidhur me propozimin e palës kroate për ngritjen e një Qendre Rajonale të Zjarrfikësve në Kroaci, e cila do ti shërbente përballjes me më efikasitet të zjarreve që kërcënojnë territoret e vendeve të rajonit, veçanërisht gjatë periudhës së verës.

n.e/NOA

KOMENTE