Tiranë, 23 shkurt, NOA - Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj bërë dje kallëzim penal ndaj, Altin Hodaj masazhatorit të skuadrës së Gramozit, që goditi gjyqtarin anësor në ndeshjen Gramozi - Vllaznia. Në një konferencë për shtyp, ministri Xhaferri u shpreh se akte të tilla janë të patolerueshme dhe bota e sportit nuk duhet ti tolerojë më.
Ai u shpreh se Hodaj do të përballet me drejtësinë për këtë goditje duke theksuar se sulmi ndaj arbitrit ka qenë një sulëm për shkak ët detyrës.
Qëndrimi i numrit një të ministrisë së Sportit, u bë pas një takimi me Presidentin e Federatës së Futbollit Armand Duka.
"Jam para jush që t'ju informoj se sot kisha një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj dhe i bëra të qartë se ngjarjet e fundit në fushat e futbollit, konkretisht aktet e dhunës në ndeshjet Flamurtari-Kastrioti dhe Gramozi-Vllaznia, janë të papranueshme, janë të patolerueshme dhe duhet mbajtur qëndrim shume i ashpër", u shpreh Xhaferraj.
m.xh/NOA