English

Nimic mbërrin në Shkup për emrin

Shkup, 23 shkurt, NOA - Ka mbërritur në Shkup, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic. Misioni i tij këtë radhë është ai i një përpjekje për të afruar palët në kapërcimin e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë. "Unë pres shumë nga kjo vizitë. Nuk kam sjellë propozime konkrete, por ide të mençura që mund të lëvizin përpara procesin e zgjidhjes së kontestit", tha Nimic me të arritur në Shkup, ku sot dhe nesër do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë.

Nga ana e tij, kryeministri Nikolla Gruevski tha se Maqedonia ka qasje konstruktive në zgjidhjen e çështjes së emrit.

"Ne jemi të hapur që me një qasje pozitive të vijmë deri tek zgjidhja për problemin. Shpresojmë se do të ketë edhe vizita të tjera të Nimicit të cilat do të japin rezultate konkret dhe do të lëvizin të procesit", deklaroi Gruevski lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, bëhet me dijeni se nesër Nimic do të udhëtojë në Athinë për të zhvilluar takime edhe me zyrtarët grekë.

n.e/NOA

KOMENTE