Tiranë, 23 shkurt, NOA - Raportuesi i OKB-së, Filip Alston, deklaron se fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri nuk është në nivelet e mëparshme, por situata sipas tij përsëri është shqetësuese. Raportuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi gjatë konferencës për shtyp se fenomeni i gjakmarrjeve nuk është zhdukur plotësisht.
"Numri i vrasjeve për shkak të gjakmarrjes në Shqipëri është ulur në mënyrë progresive gjatë pesë vjetëve të fundit, por dukuria nuk është zhdukur krejtësisht. Për më tepër, pasojat e saj më të gjera vazhdojnë të kenë një efekt gërryes në shoqëri. Problemet më të rëndësishme kanë të bëjnë me ngujimin e madh të familjeve që i tremben një vrasjeje për hakmarrje, dhe një besim të vazhdueshëm tek legjitimiteti i dënimit kolektiv të anëtarëve të familjes së keqbërësit, edhe në rastet kur ata janë krejtësisht të pafajshëm. Në të njëjtën logjikë, ekzagjerimi i përmasës së problemit mund të pengojë në mënyrë të konsiderueshme ndërmarrjen e reformave", thuhet në raporton e hartuar nga përfaqësuesi i OKB-së, Alston.
Ai rekomandoi statistika më të sakta dhe një infrastrukturë më të mirë për parandalimin e këtij fenomeni.
m.xh/NOA