English

OKB: Më shumë vëmendje gjyqësorit

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Shqipëria ende nuk garanton sigurimin e të drejtave të shtetasve të saj, gjë e cila po e pengon atë në rrugën e integrimit në BE. Raportuesi i posaçëm i OKB-së, Filip Alston gjatë publikimit të raportit për Shqipërinë i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë vetëgjyqësinë e cila vjen si pasojë e një drejtësie të dobët. Alston e cilësoi këtë si një problem serioz për sistemin e drejtësisë.

"Dhënia e ryshfetit një prokurori shikohet gjithashtu si një mënyrë për të reduktuar akuzat e mundshme nga një akuzë për gjakmarrje - e cila kërkon një dënim minimal prej 20 vjetësh - në një akuzë që parashikon një dënim më të ulët. Këto shqetësime nxjerrin në pah nevojën për integritet gjyqësor i cili ruan aftësinë e sistemit të drejtësisë për të hetuar dhe dënuar vrasjet me efikasitet", tha raportuesi i OKB-së.

Një tjetër shkelje e të drejtave të njeriut, sipas raportit të OKB është mos gjetja e të zhdukurve nga regjmi komunist. Alston tha se ka marrë premtimin e kryeministri Berisha për hapjen e dosjeve sekrete dhe vënien e tyre në shërbim të institutit që do të ngrihet për studimin e shkeljeve gjatë periudhës komuniste

"Pa arritjen e një pasqyrimi të plotë, Qeveria nuk do t'i ketë përmbushur detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për hetimin, gjykimin dhe dënimin e shkeljeve.

KOMENTE