Itali, 23 Shkurt NOA - Panuçi është larguar nga ekipi i Parmës, ka qenë ky vendimi i marrë nga vetë lojtari i cili ka kërkuar të largohet që në këto momente nga ekipi i tij.
Zyrtarizimi i këtij lajmi u bë ditën e sotme nga vetë klubi ku në një komunikatë të nxjerrë prej tyre bënë të ditur gjithçka.
Kontrata e cila ishte nënshkruar nga vetë lojtari e lidhte atë me klubin emilian deri në 30 qershor të këtij viti dhe sipas medieve Italiane ky ishte një vendim që u mor nga vetë lojtari pasi ai nuk kishte asnjë lloj polemike e cila mund të ishte me trajnerin e ekipit ose me drejtuesit e klubit.
Pas këtij largimi Panuçi falënderoi klubin e Parmës presidentin e saj Ghirardi, trajnerin e tij dhe lojtarët e tjerë duke i uruar atyre fatin më të madh për këtë sezon.
r.b/NOA