English

Pediatri, 471 abuzime me fëmijët

Delauere, 23 shkurt, NOA - Opinioni publik amerikan është tronditur pas publikimit të lajmit se një mjek pediatër akuzohet për plot 471 raste abuzimesh seksuale me klientët e tij. Mësohet se ai quhet Earl Bredly, është 56 vjeç dhe dyshohet të ketë abuzuar me 103 vajza të mitura gjatë 10 viteve të fundit. Çështja është konsideruar si e paprecedentë nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe ka kërkuar dënim maksimal nëse akuzat ndaj mjekur rezultojnë të vërteta.

Ndërkaq, avokati i tij po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t'i dalë në ndihmë doktorit, duke pohuar se ky i fundit ka probleme mendore dhe se për këtë disponon prova materiale, por nuk dihet nëse gjykata amerikane do t'i marrë parasysh këto deklarime.

n.e/NOA

KOMENTE